AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Bashkimi Evropian

PS shkrin komisionin për Integrimin Europian

Socialistët zyrtarizuan të hënën idenë e kryeministrit Edi Rama për komisionet parlamentare, duke propozuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit me formulën e re të organizimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:35 | 15/09/2025
në Bashkimi Evropian, Kuvendi, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian gjatë një mbledhjeje. Foto: Xhemali Moku.

Sipas propozimeve, numri i komisioneve të përhershme do të rritet nga 8 në 11 dhe një prej komisioneve më të rëndësishme, ai për Integrimin Europian do të shkrihet me komisionin e Punëve të Jashtme.

Partia Demokratike i kundërshtoi propozimet dhe shkrirjen e komisionit të Integrimit që e drejtonte ajo, duke akuzuar mazhorancën se ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit.

“Mekanizmi që kishte në dorë opozita zerohet,” tha Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar demokrat.

“Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën dhe që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin,” shtoi ai.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Niko Peleshi, thirri një takim konsultativ me kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Taulant Ballën nga PS dhe Bardhin nga PD, nga i cili palët dolën me qëndrime të kundërta.

“Për ne është e papranueshme që në Asamblenë e Partisë Socialiste të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, kur janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës,” tha Bardhi për mediat.

Ai e cilësoi ‘faktin e kryer’ me emërimet e kryetarëve të komisioneve të reja ende pa u miratuar ato, si tregues të “frymën autoritare” që Edi Rama ka instaluar në vend.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së mbrojti formulën e re të ndarjes së komisioneve dhe shkrirjen e komisionit të Integrimit, si një synim për ta forcuar procesin e integrimit në BE.

“Është ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm… në fazën ku ndodhet Shqipëria, ku kërkohet integrim në BE gjatë viteve në vijim, Komisioni për Integrimin duhet t’i takojë mazhorancës,” tha ai për mediat.

Komisioni i Integrimit ka funksionuar që në vitin 2004 me qëllim shqyrtimin e nismave ligjore në raport me direktivat e BE-së (Acquis communautaire). Opozita po ashtu drejton Këshillin Kombëtar për Integrimin, një strukturë ekstra parlamentare, ku merr pjesë shoqëria civile, institucionet e drejtësisë, përfaqësues të BE-së. Kjo strukturë ende nuk dihet nëse do të ekzistojë në formën që është.

Rregullorja e Kuvendit është një dokument që kërkon konsensus politik për t’u ndryshuar pasi propozimet për të shqyrtohen nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i përbërë nga 10 deputetë me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.

Por, duket se socialistët kanë vendosur t’i miratojnë në mënyrë të njëanshme pasi në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën ‘emëruan’ dhe kryetarët socialistë të komisioneve të reja.

PS fitoi një mandat të 4-t qeverisës në 11 maj me 83 mandate, një numër që mund të përdoret për të miratuar dhe ndryshime ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

 

Etiketa: Edi RamaGazmend BardhiIntegrimi europianPartia DemokratikeTaulant Balla
I mëparshmi

Ish-diplomati amerikan dëshmon për mbrojtjen e Thaçit në Hagë

Tjetri

KLP fut në axhendë hapjen e garës për kreun e SPAK

Tjetri
Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për besueshmërinë e SPAK

KLP fut në axhendë hapjen e garës për kreun e SPAK

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.