AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon në gjyq tre të akuzuarit për sulmin kibernetik

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për sulmin kibernetik të paprecedentë të kryer ndaj këtij institucioni në mars të vitit të kaluar, duke gjetur përgjegjës vetëm tre persona, ish-kreun e Burgjeve, Agim Ismailaj, ish-kreun e paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-inspektorin Arnold Rrokaj, të cilët akuzohet për grup të strukturuar kriminal.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:52 | 15/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

SPAK njoftoi të enjten më 15 janar përfundimin e hetimeve për sulmin kibernetik të kryer ndaj kësaj prokurorie në mars të vitit të kaluar, kur të dhëna të disa çështjeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që ishin nën hetim, u kopjuan përmes hakerimit dhe u shpërndanë dhjetra personave, duke dëmtuar ecurinë e hetimeve.

SPAK ka gjetur si përgjegjës të këtij sulmi kibernetik të paprecedentë vetëm tre persona, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-drejtorin e paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Ismaili që akuzohet se kërkoi vijimin e hakerimit për persona të ndryshëm, u hetua në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët u arrestuan.

Në mënyrë të përmbledhur, SPAK bëri me dije se ka qenë i pandehuri Arnold Rrokaj që ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek dy të akuzuarit e tjerë, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili. Këta të fundit i shpërndanë të dhënat e dosjeve tek persona të tretë.

Sipas SPAK, pasi i pandehuri Agim Ismaili është njohur me përmbajtjen e të dhënave, jo vetëm i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Të tre të pandehurit akuzohen se kanë kryer përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, Arnold Rrokaj që dyshohet se ka realizuar hakerimin, akuzohet edhe për veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

SPAK, kërkon kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të tre të pandehurve.

Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars të vitit 2025 dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije atëherë se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Sipas njoftimit të atëhershëm të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e ish-drejtuesit, Altin Dumani.

Etiketa: Agim IsmailajArnold RrokajGrup i strukturuar kriminalSPAKSulmi kibernetikZambak Gjoni
I mëparshmi

Letër nga Brukseli: Një erë e ftohtë fryn nga Amerika e Trump-it

Tjetri

Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

Tjetri
Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.