AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vdes në detyrë elektricisti 27-vjeçar

Një elektricist i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbeti i vdekur gjatë punës për rregullimin e një defekti në zonën e Rrilës në Lezhë. Mark Prenga, 27 vjeç, punonte prej tre vitesh për OSHEE.

Elvis HilangaElvis Hila
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë humbi jetën të enjten, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës për riparimin e një defekti në zonën e Rrilës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, ndërsa viktima u identifikua si Mark Prenga, 27 vjeç, banues në fshatin Pllanë.

Policia bëri me dije se elektricisti ishte njoftuar nga banorët për mungesë të energjisë elektrike në zonën e Rrilës dhe, së bashku me dy punonjës të tjerë, ka shkuar për riparimin e defektit në afërsi të nënstacionit elektrik. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se, sapo ka hipur në shtyllë, 27-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, pasi njëra nga linjat paralele kishte ende rrymë elektrike”, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se po verifikon nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë dhe protokollet e përcaktuara.

Rrjeti i amortizuar elektrik në fshatrat e Lezhës, përveçse shkakton ndërprerje të herëpashershme të energjisë, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe vetë punonjësve të OSHEE-së. Mark Prenga është viktima e tretë brenda pak muajsh; gjatë vitit të kaluar humbën jetën dy qytetare, një vajzë e re dhe një grua, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, për shkak të shkëputjes dhe rënies së linjave në tokë.

Energjetika është një nga tre sektorët me më shumë viktima në punë në Shqipëri, menjëherë pas ndërtimit dhe minierave. Ndërkohë, më herët BIRN ka zbuluar  se kompania publike OSHEE është gjetur fajtore nga gjykata dhe është urdhëruar të paguajë dëmshpërblime në dhjetëra milionë lekë për aksidentet në punë të punonjësve të saj.

Etiketa: Aksident ne puneenergji elektrikeLezhëMark PrengaOSHEERrjeti i amortizuarSiguria në punëVdekje në detyrë.
Tjetri
Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.