AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një minator plagoset në minierën e Spaçit, sindikata akuzon kompaninë për sigurinë

Plagosja e një minatori në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës ka ri sjellë në vëmendje problemet me kushtet e sigurisë në minierë për të cilat minatorët protestuan një vit më parë.

Elvis HilangaElvis Hila
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Miniera e Spaçit. Foto: Elvis Hila

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë natës në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës pas shkëputjes së një masivi shkëmbor, në një aksident që ka rikthyer në vëmendje kushtet e vështira të punës në galeritë e menaxhuara nga kompania turke “Tete Albania”.

Aksidenti në punë ndodhi ndërsa minatori Edmond Gjikolaj, banues në Rrëshen, ishte duke punuar në nëntokë së bashku me kolegë të tjerë për nxjerrjen e mineralit të bakrit. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e papritur e shkëmbit e ka zënë poshtë 48-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të shumta trupore.

Gjikolaj u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime spitalore bënë me dije se aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia lokale, e drejtuar nga Prokuroria dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, kanë nisur një hetim të përbashkët. Autoritetet po verifikojnë kushtet e sigurisë dhe zbatimin e rregullave të sigurimit teknik brenda galerisë ku u regjistrua aksidenti.

Ngjarja pason një seri ankesash nga punëtorët e kësaj miniere. Gjatë vitit të kaluar, minatorët e Spaçit mbajtën greva dhe protestuan për më shumë se dy muaj radhazi, duke denoncuar publikisht kushtet tejet të vështira të punës në nëntokë dhe pagat e ulëta të ofruara nga “Tete Albania Tunnel & Mining” sh.a., kompania që shfrytëzon vendburimin përmes një kontrate koncesionare.

Pas incidentit të fundit ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH). Përmes një deklarate publike, KSSH shprehu solidaritet me minatorin e plagosur dhe familjen e tij, ndërsa theksoi se ky aksident nuk është një rast i izoluar.

Sipas sindikatës, ngjarja është pasojë e drejtpërdrejtë e problemeve të vazhdueshme me sigurinë në punë në këtë minierë. KSSH akuzoi kompaninë “Tete Albania Tunnel & Mining” sh.a. për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë, duke kërkuar një hetim të plotë dhe transparent, si dhe vënien para përgjegjësisë të institucioneve mbikëqyrëse dhe vetë kompanisë.

Etiketa: Aksident ne puneInspektoriati i PunësKSSHKushtet e punesMinatorMiniera e SpaçitMirditëSiguria në punësindikataTete Albania
Tjetri
Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.