AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetërsimi i pronave, Gjykata e Apelit dënon ish-kryebashkiakun e Lezhës

Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit. Fajtor u gjetën edhe 16 persona të tjerë. Avokati i Frrokut njofton rekurs.

Elvis HilaEmi KalajangaElvis HiladheEmi Kalaja
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Trupa e kryesuar nga Tonin Sterkaj, me anëtarë Anita Mici dhe Florjan Kalaja bëri me dije se kishte lënë përgjithësisht në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, duke rishikuar vetëm masat e dënimit për të akuzuarit. Frrokaj dhe Gjoka, që ishin të akuzuarit kryesorë të çështjes u dënuan me nga 3 vjet burg nga katër vite që kishte dhënë Gjykata e Faktit.

Gjykata po ashtu ndryshoi vendimin për ish-futbollistin Renato Malotaj, i cili u gjet fajtorë në Apel dhe u dënua me 6 muaj me kusht.  Disa nga zyrtarët dhe qytetarët të hetuar sëbashku me dy të mësipërmit që prej vitit 2017, përfituan masë dënimi me kusht, ndërsa pronat e tjetërsuara u konfiskuan, ndërsa u urdhërua shkatërrimi i dokumenteve të tjetërsimit.

Gjykata dënoi Enver Hafizi, ish-nënkryetar i Bashkisë Lezhë me 20 muaj liri me kusht, Juxhina Mema, ish-punonjëse e Bashkisë Lezhë u dënua me 2 vjet burg,  Ardenis Haxhia, jurist pranë Bashkisë Lezhë u dënua 22 muaj me kusht. Ndaj  Eduart Lekajt, ish – sekretar pranë ish – Komunës Shengjin në Lezhë, u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, po ashtu u la në fuqi dënimi për Artan Djalën, ish-drejtues i ZVRPP Lezhë,  Ermando Jakajn dhe Bledar Carën, specialist të  ZVRPP Lezhë. Për dy prej përfituesve Frrok Frroku dhe Pjetër Lini, gjykata njoftoi konvertimin e dënimit me kusht, ndërsa u la në fuqi dënimi për të tjerët përfshi Lek Frrokun, Vasil Gjonin,  Zef Gjinin dhe Nikoll Tinajn, përfitues dhe tjetërsues të pronave.  Në fuqi u la vendimi edhe për Luigj Paloka, topograf.

Edhe pse vendimi i apelit është i formës së prerë Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili ishte i vetmi ish-zyrtar i padehur gjatë dhënies së vendimit u largua nga salla pa u ndaluar nga policia. Të pyetura nga BIRN policia e Lezhës tha se ishte në pritje të njohjes zyrtarisht me vendimin dhe urdhërin e ekzekutimit nga ana e prokurorisë.

Avokati Neshat Fana, i cili mbrojti Frrokun në gjykatë, i tha BIRN se ata do të kërkonin pafajësi dhe bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. I pyetur mbi mos ndalimin e Frrokut, Fana tha se koha që merrej për procedurën ishte normale dhe se klienti i tij nuk kishte ndërmend të arratisej. “Ai është një njeri serioz që do të luftojë për pafajësinë e tij”, tha avokati duke shtuar se ai do të dorëzohej kur të thërritej nga policia.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte. Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona. Për tjetërsim pronash në bregdet ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka dhe një pjesë e mirë e të dënuarve të së premtes, janë marrë të pandehur dhe nga SPAK.

SPAK i akuzon ata si pjesë e një grupi të strukturuar në tjetërsimin e pronave të zbuluar pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj një grupi të narko-trafikut. Më herët Gjykata e Posaçme ka dënuar vëllain dhe familjarë të tjerë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka të përfshirë në një aferë të ngjashme sëbashku me një pjesë të dënuarve sëfundmi.

Etiketa: Anita MiciApelArben NdokaBIRNbregdetBurgDosjaFlorjan KalajaFran FrrokajGjok NdokaGjokaGjykataGjykata e ApelitGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHetimetJuxhina MemaLezhëMASPoliciaProkuroriSHShëngjinShkodërSPAKVendimiZVRPP
Tjetri

Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.