AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Viktima dhe dhjetëra të zhvendosur nga moti i keq në Shkodër e Lezhë

Trupa të pajetë të babë e bir, dy viktimave të motit të keq, u gjetën të hënën nga palombarë të RENEA-s, ndërsa për shkak të reshjeve dhe derdhjeve nga kaskada e Drinit mbi 4300 hektarë tokë u përmbytën në Shkodër dhe në Lezhë.

Elvis HilaEmi KalajangaElvis HiladheEmi Kalaja
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë evakuimit të banorëve nga zonat e përmbytura në Shkodër. Foto:Emi Kalaja.
Oborr i përmbytur në Gjadër. Foto:Elvis Hila.

Në oborrin e banesës së familjes Hila në fshatin Gjadër të Lezhës niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra. Biznesi dhe stallat e bagëtive janë përmbytur, ndërsa uji rrezikon të hyjë dhe brenda shtëpisë.

Uji vërshoi mbrëmjen e së dielës dhe sipas kryefamiljarit Pashuk Hila kjo është e treta herë që përmbyten dhe dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

“Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir”, thotë Pashuk Hila.  Ai tregon se deri të hënën askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen që është krijuar nga përmbytja në pronën e tij.

Moti i keq ka përmbytur mbi 4300 hektarë tokë të hënën në Shkodër dhe Lezhë, ndërkohë janë evakuuar 53 familje në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes që menaxhon situatën sëbashku me bashkitë raportoi edhe për dëme në infrastrukturë. Ura e vjetër e Bahçallëkut në Shkodë, e shpallur monument kulture, u shemb ndërsa uji rrethoi edhe Xhaminë e Plumbit.

Ngjarja më e rëndë ndodhi të dielën kur një përrua në “Grykë Lugje” rrëmbeu një automjet dhe vrau Pjetër Rrushaj, 50 vjeç dhe të birin 13-vjeçar. Vajza e familjes që ishte në makinë arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua nga banorë të zonës. Trupat e pajetë u gjetën vetëm pas 16 orë kërkimesh prej polumbarëve të RENEA-s.

Përmbytjet e menjëhershme janë të përvitshme në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Bashkia e Shkodrës dhe opozita bënë përgjegjës Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të hënën, ndërsa thanë se veç reshjeve të shiut hapja e portave në kaskadën e Drinit kishte përkeqësuar situatën.

“Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut”, tha Spahia të hënën. Të njëjtin pretendim pati edhe kreu i bashkisë lezhë Pjerin Ndreu që thotë po ashtu se hapja e portave të HEC Vau i Dejës kishte sjellë përmbytjen.

Por KESH këmbënguli se shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës kanë qenë nënkontroll dhe përmbytjet janë pasoje e reshjeve ekstreme. “Theksojmë se për menaxhimin optimal të kësaj situate, KESH sh.a. prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eliminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës. Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezervës hidrike/energjitike, në kaskadën e Drinit. Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës”, pretendoi KESH në një njoftim për mediat.

Makina e rrëmbyer nga lumi në Shkodër. Foto:Emi Kalaja.

Situata në Shkodër

Shirat e rrëmbyeshëm dhe prurjet e shumta të lumit Kir dhe  Drin bën që ura e vjetër e Bahçallëkut të shembej të dielën. Ura nuk përdorej më, por ishte shpallur monument kulture i kategorisë së dytë. Ndërkohë rrezikshmëri paraqiste dhe ura ekzistuese në të njëjtin vend pasi kishte tundje dhe tronditje të pazakonta ndaj u vendos të bllokohej qarkullimi mbi të.

Kështu Shkodra deri mesditën e së hënës ishte gati e izoluar për shkak të motit të Keq. Kështu, hyrja dhe dalja për në Shkodër nga kjo anë e qytetit behej nga rruga e vjetër Mjede-Vau Dejës.

Reshjet e shiut vijuan me intensitet të lartë dhe harta e përmbytjeve u zgjerua gjatë ditës, ndërsa vetëm në Shkodër ishin përmbytur 2585 hektarë tokë dhe janë evakuar 53 familje, kryesisht nga njësitë administrative Gur i Zi, Bërdicë dhe lagjet periferike të qytetit.

Nga Oboti fshat i izoluar ku mund te futesh vetëm me varka apo mjete të ushtrisë kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahija kërkoi që qeveria të shpall gjendjen e emergjencës civile.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencave në prefekturë, u bëri thirrje bashkive të përdorin fondin e emergjencës pasi situate nuk ka nevojë për status.

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se kishte mbi 240 forca në terren për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të shpërndarë ujë dhe ushqime për ato që ishin izoluar nga uji.

Banor i Gjadrit para oborrit të përmbytur. Foto:Elvis Hila

Situata në Lezhë

Dalja nga shtrati i Lumit Gjadër ka përmbytur disa banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Gjadër dhe Zojz të Zadrimës, ndërsa uji ka kaluar mbi ure duke bllokuar dhe lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

“Sot natën nga ora e tre ka dalë lumi nga shtrati.  Gjithë ky ujë që ka rënë nga do shkojë, o do përmbytë shtëpitë ose tokat. Ka bërë dëme shumë”, thotë Rrok Marku banor i Gjadrit

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se përmbytjet në Zadrimë kanë ardhur nga hapja e portave të hidrocentralit të Vau të Dejës dhe sipas tij pastrimi i kanaleve kulluese po jep rezultat në evadimin e shpejtë të ujerave.

“Kjo ka ardhur dhe nga shkarkimet që po bëhen nga HEC-i i Vau të Dejës”, thotë Ndreu.

Parashikimet e motit ndërkohë nuk janë të mira. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile përgjatë dy ditëve në qarkun e Lezhës kanë rënë 212 milimetra shi, ndërsa pritet që reshjet me këtë intensitet të vijojnë.

Për mjaft banorë situata është e përsëritur. “Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi”, tha Pashuk Hila banor i Gjadrit.

Ai tregon se askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen që është krijuar nga përmbytja në pronen e tij.

“Nuk më ka ardhur asnjë njeri. Debatova për fadromën. Më duket se tani po  kalon fadroma. Bashkia ka çdo gjë në dorë. Vjet na kanë sjellë një thes rërë për të izoluar derën e shtëpisë. Këtë vit asgjë. Po na hyri brenda, më mirë ta lëmë e të ikim nga ky vend”, thotë ai

E zonja e shtëpisë bashkë gjyshen e moshuar qëndrojnë të izoluara brenda shtëpisë me shpresën që niveli i ujit do të ulet.

“Jemi të izoluar këtu në shtëpi, nuk kemi nga dalim. E shikon që niveli ujit ka arritur deri gati 50 centimetra. Kem qëndrua gjithë natën zgjuar nga frika se do na hyjë edhe në shtëpi”, thotë e zonja e shtëpisë, ndërsa shton se ata kanë filluar të llogarisin dëmet.

Etiketa: AdministrativeBanorëBardh SpahijaBashkiaElvis HilaFamiljeHECKESHKultureLezhëLumiMakinaMASMinistria e MbrojtjesMjaftMonument KultureNiko PeleshiOpozitaParapërmbytjePiSPjerin NdreuQeveriaRENEASHShkarkimShkodërshqiptareURAviktimaZadrimë
Tjetri
Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri

KLGJ miraton aktin për nisjen e punës së Apelit të Përgjithshëm

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.