AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Në kor proteste: Surpriza elektorale e Arlind Qorit në Tiranë

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë është kandidati i fundit që iu bashkua garës për Tiranën dhe renditja në vendin e tretë konsiderohet një surprizë e zgjedhjeve njëngjyrëshe. Por aktivistët e lëvizjes së tij janë të motivuar për më shumë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
20:18 | 17/05/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lëvizja Bashkë
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë në shkollën Vasil Shanto në Tiranë. Foto: Vladimir Karaj.

Pasditen e së mërkurës në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, numëruesit e Partisë Socialiste ofruan një shfaqje të fundit me votat e fundit që kishin mbetur për t’u numëruar, tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Votat i përkisnin të gjitha Partisë Socialiste dhe pas çdo leximi, salla mbushej me brohorima në triumf.

Ndërsa përfaqësuesit e “Bashkë Fitojmë” apo të partive të tjera në garë thjesht ndiqnin të heshtur fotofinishin e një procesi të fituar në pjesën dërrmuese nga socialistët, një dyzinë aktivistësh të “Lëvizjes Bashkë” e prishën festën me kore proteste.

Pas çdo thirrje “PS”, pati një kundërthirrje “hajdutë” që i vuri jo pak në siklet socialistët, edhe pse shumë më të shumtë në numër. Protesta e improvizuar në palestrën e shkollës “Vasil Shanto” ngjalli simpati te vëzhguesit e partive të tjera.

“Këtyne hallall u qoftë. Këta do e dyfishojnë herës tjetër,” thotë një djalë jo më shumë se 25-vjeç, i cili nuk pranon të thotë se për cilën forcë politike është vëzhgues.

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori – një pedagog i shkencave politike – është partia më e re që iu bashkua votimeve të 14 majit dhe gjithashtu konsiderohet një surprizë e këtyre zgjedhjeve pothuajse njëngjyrëshe.

Në muajin e fundit përpara fushatës, aktivistët e Lëvizjes Bashkë iu desh të luftonin me burokracinë që rrezikoi t’i linte jashtë zgjedhjeve.

Qori mori 13,851 vota dhe u rendit i treti në garën për kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa Lëvizja Bashkë fitoi një mandat në këshillin bashkiak, që i takon Mirela Rukos. Një tjetër mandat në këshillin bashkiak u mor nga Endrit Shabani i Nismës Thurrje – gjithashtu një parti e re.

“Edhe një muaj më shumë të kishim pas,” thotë aktivistja Bora Mema, që vëzhgoi numërimin në njësinë nr.5 në Tiranë. Mema dhe të tjerët janë të kënaqur me rezultatin, por njëfarësoj të mërzitur që nuk ia dolën të merrnin vota të mjaftueshme për një këshilltar të dytë.

Në kontrast me partitë e mëdha që organizuan fushata të kushtueshme, aktivistët e Lëvizjes Bashkë e shpërndanë mesazhin duke bredhur rrugëve të Tiranës me biçikleta dhe autobuzë.

“Shpenzimi më i madh i fushatës kanë qenë fletushkat,” thotë Alfred Bushi, një tjetër aktivist që vëzhgon zgjedhjet pranë “Vasil Shantos”.

Pabarazia ishte e dukshme edhe gjatë numërimit të votave. Socialistët kishin mundësi të ndërronin numëruesit dhe vëzhguesit çdo gjashtë orë dhe të njëjtën gjë bënin edhe forcat e tjera.

Për “Lëvizjen Bashkë”, që angazhoi rreth 100 vëzhgues në zgjedhje, kjo qe e pamundur. Një prej tyre, Klodi Leka, që vëzhgoi pranë shkollës “Hasan Tahsin”, i tha BIRN se ata duhej të qëndronin nonstop në karriget e drurit përballë ekraneve të kutive, rrethuar shpesh nga tufa me vëzhgues të forcave të tjera.

Në qendrat e numërimit që përfshinin periferinë e kryeqytetit dhe fshatrat, situata qe edhe më e vështirë. Aktivistja Loreta Koleci, që tha se ndoqi numërimin në Kashar, tregoi se ata shpesh u fyen nga vëzhgues të autorizuar dhe paautorizuar që qëndronin pas tyre.

Në shkollën “1 Maji”, ky reporter vëzhgoi se si grupe të socialistëve, kryesish djem rreth të 30-ave, hynin dhe dilnin duke i pasuar njëri- tjetrit dokumentet identifikuese, pavarësisht nëse ishin apo jo të regjistruar si vëzhgues.

Rezultati në këtë zonë ishte edhe më i thellë për socialistët dhe votat për forca si “Lëvizja Bashkë” ishin thuajse të padukshme.

Në kutitë e “Zall Herrit”, ku vëzhguesit socialistë drejtoheshin prej Arben Malokut, themelues i njërës prej kompanive të denoncuara nga kryeministri dhe qeveria e tij për ndërtim të kateve shtesë në kryeqytet, socialistët morën 72,3 për qind të votës për kryetar dhe mbi 68 për qind të asaj për këshill. Lëvizja Bashkë mori vetëm 0.59% në këto kuti.

Për çdo votë

Nga procesi i numërimit të votave në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Votimet e së dielës i dhanë një mandat të tretë kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj me 54.69% të votave, kundrejt 34.58% të votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Kuota prej 4.77% të votave që mori Arlind Qori në Tiranë nuk ishte aspak ndikuese në rezultatin tërësor për Tiranën, por socialistët dukeshin të bezdisur në qendrat e numërimit të votave.

Në një rast, kur sapo ishte hapur një kuti në njësinë 5, njëri prej vëzhguesve socialistë tha se në të ndodheshin 30 vota për “Lëvizjen Bashkë”. “Ka marrë 30 vota,” tha ai. Kur u mbyll numërimi, Qori kishte në kuti 31 të tilla.

Në njësinë 8, një ish-bastion i së djathtës, gara mes Këlliçit dhe Veliajt ishte disi më e barabartë, por socialistët brohorisnin pas çdo kutie të votuar dhe reagonin duke fyer për votat e Qorit. Ky gazetar pa se si të paktën dy herë u tentua të shpalleshin të pavlefshme votat për të. Të paktën në një rast, një vëzhgues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e ktheu votën që socialistët ishin të gatshëm ta hidhnin në kosh.

Në njësinë 5 në “Vasil Shanto”, e cilësuar si bastion i socialistëve, bezdia e numëruesve ishte dhe më e dukshme. Në tavolinën e numërimit që ndodhej në krahun prej nga vëzhgonte ministrja e Financave, numëruesja shpalli të pavlefshme një votë për Qorin, që kishte në vend të një kryqi brenda kutisë, tre të tillë. ‘Vota është e identifikueshme,” tha numëruesja duke iu referuar faktit se shenja ishte specifike.

Por në të njëjtën kuti, pak vota më tutje, ajo dhe numëruesit e tjerë në tavolinë i cilësuan të vlefshme votat për Veliaj dhe Këlliçin, pavarësisht se në kuti ishte firmosur apo ishin vizatuar lule. Të tilla vota u numëruan vazhdimisht të vlefshme për të dy partitë kryesore – edhe në rastet kur në fletë kishte shprehje ofenduese.

Madje, numëruesit e PS-së në këtë njësi luftuan fort për një votë në të cilën mbi partinë ishte shkruar “m*t”. Pas një debati pesë minutësh, vota u konsiderua e pavlefshme.

Aktivistët megjithatë pranuan se përtej debateve të shkurtra nuk patën shqetësime. Në të shumtën e rasteve madje morën përgëzime prej palëve në proces.

Suksese elektorale si ajo e Qorit ka pasur edhe më herët në Tiranë, por kandidatët jashtë dy kampeve të mëdha janë tërhequr shpejt nga politika. Përmes një konference për shtyp të mërkurën, Qori shprehu ambicien për ta zgjeruar Lëvizjen.

 

Etiketa: aktivistAktivistëAlfred BushiArben MalokuArlind QoriBashkia TiraneBelind KëlliçiBIRNErion VeliajfushatagazetarkandidatëtKlodi LekakonferencekryetarLëvizja BashkëLokaleLoreta KoleciNensi BogdaniPabaraziapaktPartiaPartisë SocialisteProtestaprotestePSQeveriareporterSHshkollaShkolla Vasil ShantosocialistetTiranëVasil ShantoVëzhguesitVotaZall HerrzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga sulmohet me armë 3 ditë pas zgjedhjeve

Tjetri

IKMT shkon të prishë hotelin e komisionerit të Belerit, 3 ditë pas zgjedhjeve

Tjetri
IKMT

IKMT shkon të prishë hotelin e komisionerit të Belerit, 3 ditë pas zgjedhjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.