AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni

Bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Rama dhe kryetar i Bashkisë prej vitit 2015, Erion Veliaj u arrestua nga SPAK për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
17:14 | 10/02/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri në dorë, i shoqëruar në distancë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që ekranet e disa televizioneve e shfaqnin atë sikur ishte i pranishëm në një aktivitet të parapërgatitur, me logon “Live”.

Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë Agi Kons dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

SPAK deklaroi gjithashtu se po kryente hetime ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, të cilën e akuzon për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim.

Ministër në kabinetin e parë të Ramës dhe kryetar i Bashkisë më të madhe të vendit prej vitit 2015, Veliaj është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet me urdhër të SPAK për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.

Veliaj firmoste sipas SPAK shpërndarjen e fondeve publike ose lejeve të ndërtimit tek një grup subjektesh tregtare, të lidhura ngushtë me të, të cilët i kalonin më pas këto fonde tek një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të cilat kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe njerëz të afërt të saj.

“Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se rrethi familjar i Veliajt ka përfituar përmes kësaj skeme një vilë në Qerret si dhe të ardhura me vlerë 110 milionë lekë, origjina e të cilave është synuar që të tjetësohet përmes futjes së tyre në sistemin bankar.

SPAK thotë gjithashtu se një pjesë e parave ka shkuar për blerje online në rroba dhe bizhuteri nga Xoxa, që për një periudhë 4-vjeçare kapin vlerën e 86.7 milionë lekëve.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen gjithashtu për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Sa i përket pesë biznesmenëve, SPAK i akuzon ata për veprën penale të korrupsionit aktiv.

“Këta shtetas dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve…  të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.,” thuhet në njoftim.

Erion Veliaj, 45 vjeç shihej brenda Partisë Socialiste si “delfini” i kryeministrit Edi Rama dhe një pasues i mundshëm i tij, përpara se figura e tij politike të njollosej nga skandale si afera e inceneratorëve apo një skemë  korrupsioni e drejtorëve të Bashkisë së tij, e njohur si dosja 5D.

Karriera e tij politike filloi në mesin e viteve 2000, kur Veliaj u rikthye në Shqipëri nga studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe themeloi lëvizjen Mjaft! – një organizatë aktiviste që u bë asokohe e njohur përmes protestave inovatore. Veliaj u katapultua në Partinë Socialiste pasi dështoi të bëhej pjesë e Kuvendit të Shqipërisë përmes lëvizjes politike G99 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Lidhur me këtë hetim, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive të llogarive bankare të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të në vlerën e 869 mijë eurove si dhe parave të tjera të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të zyrave të Xoxës në dhjetor.

 

Etiketa: Ajola XoxaAltin DumaniByroja Kombëtare e HetimitElman AbuleErion VeliajG99Lwvizja MjaftOls DadoPartia SocialisteSPAK
I mëparshmi

Kryetari Bashkisë Devoll dhe 4 vartës të tij deklarohen të pafajshëm

Tjetri

Kuvendi nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues të RTSH

Tjetri
PS-PD paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Kuvendi nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues të RTSH

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.