AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Po pavarësisë së Katalunjës

Carles BoixngaCarles Boix
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit po mbartin një flamur “estelada”, simbol i lëvizjes pro pavarësisë në Katalunja, gjatë një demonstrate më 11 shtator 2015. Shoqata e Bankave të Spanjës bëri të ditur më 23 shtator se vendi do të përballet me pasiguri të shumta në rast se del i pavarur për shkak se njëkohësisht me pavarësinë do të detyrohet automatikisht të dalë nga Bashkimi Europian dhe euro ndërsa rianëtarësimi në BE do të kërkojë miratimin paraprak të Spanjës. (AP Photo/Manu Fernandez, File)

Zgjedhjet e pritshme rajonale në Katalunja kanë rëndësinë e një referendumi indirekt mbi pavarësinë nga Spanja. Ka shumë arsye – kulturore, shoqërore, ekonomike dhe mbi të gjitha, politike – se pse mesazhi që referendumi dërgon duhet të jetë një mbështetje e fortë për sovranitetin.

Protestuesit po mbartin një flamur “estelada”, simbol i lëvizjes pro pavarësisë në Katalunja, gjatë një demonstrate më 11 shtator 2015. Shoqata e Bankave të Spanjës bëri të ditur më 23 shtator se vendi do të përballet me pasiguri të shumta në rast se del i pavarur për shkak se njëkohësisht me pavarësinë do të detyrohet automatikisht të dalë nga Bashkimi Europian dhe euro ndërsa rianëtarësimi në BE do të kërkojë miratimin paraprak të Spanjës. (AP Photo/Manu Fernandez, File)
Protestuesit po mbartin një flamur “estelada”, simbol i lëvizjes pro pavarësisë në Katalunja, gjatë një demonstrate më 11 shtator 2015. Shoqata e Bankave të Spanjës bëri të ditur më 23 shtator se vendi do të përballet me pasiguri të shumta në rast se del i pavarur për shkak se njëkohësisht me pavarësinë do të detyrohet automatikisht të dalë nga Bashkimi Europian dhe euro ndërsa rianëtarësimi në BE do të kërkojë miratimin paraprak të Spanjës. (AP Photo/Manu Fernandez, File)

Zgjedhjet rajonale të Katalunjës këtë fundjavë kanë peshën e një referendumi indirekt mbi pavarësinë. Natyrisht, katalanasit do të parapëlqenin një votim direkt mbi çështjen nëse duhet apo jo të ndahen nga Spanja. Por refuzimi i prerë i qeverisë së Spanjës për autorizimin e një referendumi të tillë i ka lënë katalunjasit me vetëm një opsion: të demonstrojnë vullnetin e tyre duke e mbushur parlamentin e tyre me kandidatë të cilët do të shtyjnë përpara për kauzën e sovranitetit.

Referendumi de facto, ndërsa jo perfekt, do të dërgojë një mesazh të qartë. Unë shpresoj që ky është mesazhi për mbështetjen për pavarësinë, të dhënë përmes fitores për kandidatët e lëvizjes “Sëbashku për Po”. Për më tepër, nuk ka mungesë arsyesh për të mbështetur pavarësinë e Katalunjës.

Sa për fillim, pavarësia do të sjellë përparim për kauzën e ruajtjes së kulturës, duke siguruar, për shembull, përdorimin e gjuhës katallanë në media, në linjat e shërbimit për klientët dhe në etiketat e produkteve. Ajo do të ndihmojë gjithashtu Katalunjën të ndërmarrë hapa – të cilat janë të pamundura nën qeverinë e Spanjës, e cila mbledh më shumë taksa nga rajoni nga sa i kthen në formë shpenzimesh – të mbrojë ata që kanë qenë goditur më rëndë nga kriza. Dhe ajo mund të lehtësojë dhënien e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave strukturore dhe teknologjike që karakterizojnë ekonominë e globalizuar të shekullit të njëzet e një, përfshirë marrjen e kontrollit nga ana e Katalunjës të investimeve në infrastrukturë si dhe në kërkim dhe zhvillim.

Por arsyeja më e rëndësishme në mbështetje të pavarësisë së Katalunjës është ngushtësisht politike: brenda Spanjës, autonomia e Katalunjës nuk është e garantuar. Ndërhyrjet e vazhdueshme të qeverisë së Spanjës kanë dëshmuar që, në fund të ditës, Katalunja të mos jetë me të vërtetë autonome.

Katalanasit pranuan më 1978 kushtetutën e Spanjës, pas një shekulli përpjekjeje të gjatë për vetëqeverisje, ekzaktësisht për shkak se kjo kushtetutë supozohej se do të transferonte një set funksionesh domethënëse te qeveria e Katalunjës. Por kjo nuk ka ndodhur.

Në vend të kësaj, qeveria qendrore e Spanjës ka bllokuar vendimet e Katalunjës praktikisht në të gjitha fushat. Duke parë pozicionin e katalanëve si minoritet brenda Spanjës, ata nuk kanë asnjë ndikim në rastet kur shumica e interpreton kushtetutën – apo paktet mes qeverisë qendrore dhe qeverive rajonale – në mënyrë që këto interpretime të mos bien në kundërshtim me të drejtat apo interesat e qeverive rajonale.

Vetëm tri vjet pasi u miratua Statuti i Autonomisë së Katalunjës, një ligj – i titulluar

Ley Orgánica de Armonización del Proceso Autonómica, apo LOAPA – u miratua për të gërryer natyrën dhe fushështrirjen e fuqive që i qenë dhënë qeverive rajonale të Spanjës. Për të siguruar zbatimin e statutit, qeveria e Katalunjës dhe partitë politike u bazuan te pakte të ndryshme me partitë spanjolle, të cilat duhej gjithsesi të siguronin një shumicë parlamentare dhe që për rrjedhojë, qenë të gatshme të shkëmbenin pushtet për vota. Por sapo këto parti siguronin shumicë në zgjedhjet pasuese, gjithsesi, ata nxitonin të miratonin ligje që i anulonin të gjitha fuqitë që rajoni ksihte fituar. Katalunja, njësoj si Penelopa e Homerit, u detyrua vazhdimisht të thurrë dhe rithurrë autonominë e vet.

Në vitin 2006, katalanët shpresuan se, më në fund, ky proces raskapitës politik do të merrte fund, pasi parlamenti i Katalunjës miratoi një statut të ri që synonte të mbronte, një herë e përgjithmonë, autoritetet e rajonit nga ndërhyrjet e qeverisë qëndrore. Por statuti u redaktua rëndë në parlamentin e Spanjës dhe, më 2010, gjykata kushtetuese e Spanjës rrëzoi gjithçka tjetër me rëndësi që kishte mbetur nga statuti.

Mesazhi është i qartë: Katalunja nuk mund të besojë më te fjala e qeverisë së Spanjës. Një kontratë, pavarësisht se çfarë premtimesh përmban, nuk ka vlerë nëse ndonjë nga partitë ka fuqi ekzekutive për të interpretuar dhe ekzekutuar kushtet e saj. Duke parë përmasat e Katalunjës dhe statusin e katalanëve si minorancë, pozicioni i Spanjës do të dalë gjithmonë triumfant.

Aristoteli e përkufizonte demokracinë si një sistem në të cilin qytetarët apo grumet e qytetarëve, qeverisin me rradhë. Por, në sistemin politik të Spanjës, disa qeverisin gjithmonë ndërsa të tjerët nuk qeverisin kurrë. Kjo thjeshtë nuk mund të funksionojë për Katalunjën.

Disa kanë propozuar një sistem federal si alternativë ndaj pavarësisë. Por një sistem i tillë do të jetë shumë i vështirë për t’u ngritur, për shkak të nevojës për reforma kushtetuese të cilat partitë spanjolle ka pak gjasa që t’i miratojnë. Më e rëndësishmja, edhe nëse federalizimi zbatohet në një farë mënyre, ai nuk do të zgjidhë problemin. Një shumicë rajonesh autonome apo shtete federative do të vijojnë të kontrollojnë interpretimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Dhe katalanët nuk do të kenë aleatë të mjaftueshëm për të mbrojtur interesat e tyre më thelbësore.

Shkurt, opsioni i vetëm i Katalunjës për garantimin e aspiratave të veta të ligjshme për vetë-qeverisje është që të bëhet një shtet sovran. Vetëm atëherë ajo do të ketë autoritetin të vendosë veton ndaj vendimeve që kundërshtojnë interesat e saj; kapaciteti për të zgjidhur sfidat kulturore, shoqërore dhe ekonomike me të cilat përballen; aftësinë për të bashkëpunuar me vendet fqinje nga një pozicion prej të barabarti.

Në zgjedhjet e pritshme, katalanasit duhet të mos tremben nga kërcënimet nga kampi kundër pavarësisë. Në fund të fundit, të gjithë ato kërcënimeve – që nga kërcënimi për ngrirjen e depozitave bankare te përjashtimi përgjithmonë nga Bashkimi Europian – do të dëmtojnë të gjithë, veçanërisht do të dëmtojnë ata që po kërcënojnë. Në këtë kuptim, ato thjeshtë shërbejnë për the theksuar natyrën thellësisht të shtrembër të sistemit aktual.

Një maxhorancë solide për “Sëbashku për Po” do të dobësojë rezistencën spanjolle, mund të thyejë neutralitetin europian dhe do të hapë një derë në një rrugë – të vështirë gjithsesi të kapërcyeshme – drejt dinjitetit. Le të votojmë pra në liri dhe me paqen në mendje. Përpjekja ia vlen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Yes to Catalan Independence

Etiketa: Bashkimi EuropianBEEuroGjykataGjykata KushtetuesekandidatëtKatalunjaKrizakushtetueseLigjmbështetjeMediaminoritetndikimpasiguriProject SyndicateQeveriarajoniReformaRefuzimiSHShoqata e BankaveshtatorSpanjataksaVendimetVotavotimZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Autoriteti i Konkurrencës: Tenderët e energjisë së OSHEE,  jo transparentë

Kallëzohen në prokurori ish drejtuesit e OSHEE për tenderët e energjisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.